Zbulohet edhe shifra për shitjen e Interit, “Suning” e zhytur në krizë nga koha e izolimit

Nëse Interi konsiderohej i pashitshëm në janarin e vitit 2020, duket se pandemia ka ndryshuar të gjithë projektin e presidentit kinez, Suning. Media italiane “Gazetta Dello Sport” deklaron se asnjë nga hipotezat për shitjen e klubit tek një investitor i ri nuk duhet hedhur poshtë. Madje kjo gazetë zbulon një nga tratativat e shumta të Suning, për të gjetur biznesmenin e duhur që do të marë menaxhimin e skuadrës.

Sipas “Gazetta Dello Sport” Suning i ka kërkuar përfaqësuesit të saj, Goldman Sachs që të kërkojë burime të tjera në treg. Negociatat kanë filluar mes klubit zikaltër dhe fondacionit “BC Partner”, e cila është një kompani private gjigande. Burime brenda skuadrës së Interit thonë se vetëm një shitje prej 1 miliardë euro, do ta nxirte bilancin pozitiv të Suning, i cili ka humbur shumë para gjatë kohës së karantinës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *