Zyrtare/ Turqia mbetet destinacioni më i dashur, Cikalleshit dhe Dacit i shtohet një tjetër shqiptar

Turqia mbetet një nga destinacionet më të dashura për lojtarët shqiptarë. Pas Sokol Cikalleshit dhe Erdon Dacit, tashmë është Zymer Bytyqi i cili do të vazhdojë ëndrrën turke me skuadrën e Konyasporit. Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra e Konyasporit, ku dhe është deklaruar se 22-vjeçari ka nënshkruar një kontratë me kohëzgjatje 2 vjet e gjysëm e cila do të mbarojë në qershorin e vitit 2023.

“24-vjeçari Zymer Bytyqi, nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare me klubin tonë. Ai mund të luajë në të dy krahët pas sulmuesit. Zymer Bytyqi, luajti me ekipin Viking në Norvegji duke regjistruar 154 ndeshje dhe shënuar 23 gola dhe 30 asistime. Bytyqi do të veshë fanellën me skuadrën e Konyaspor”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit turk./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *