Parizani hedh sytë nga talentet e reja, synon një futbollist 20-vjeçar për trajnerin Ilir Daja

Me zhblokimin e merkatos Partizani ka përveshur menjëherë mëngët për të sjellë përforcimet e munguara në skuadër. Grupi i futbollistëve nuk ofronte alternativa për Ilir Dajën, për këtë arsye të kuqtë pritet të jenë aktivë në merkato këtë muaj dhe këtë po e tregojnë që në ditët e para. Por përpos eksperiencës, kryeqytetasit kanë hedhur sytë edhe nga talentet e reja.

“Infosport.mk“ bën me dije se drejtuesit e klubit të Partizanit synojnë të sjellin në Shqipëri 20-vjeçarin Jusuf Aliu. Ky i fundit është një prodhim i skuadrës së Shkupit, ndërsa këtë sezon mban veshur fanellën e Kërçovës në Kategorinë e Dytë të Maqedonisë së Veriut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online