Vedat Muriqi shënon tre gola para syve të Inzagit, në Itali zbarkon edhe Galatasarai

Lacio mori një fitore delikate kundër Fiorentinës në shifrat 2-1 për takimin e vlefshëm në “Serinë A”. Në ditën e sotme Inzagi vendosi që të gjithë lojtarët të cilët qëndruan në stol dhe ata që kishin më pak minuta në këmbë, të luanin një miqësore përballë të rinjëve të Lacios.

Një fitore e arritur në shifrat 6-4 dhe ku protagonisti kryesor ishte Vedat Muriqi. Sulmuesi shqiptar arriti të shënonte tre gola përpara syve të Inzagit, për ta bindur disi trajnerin e Lacios. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që sulmuesi lë përshtypje pozitive në stërvitje apo miqësore të tilla. Ndërkohë kur aktivizohet në fushën e lojës, në provën e vërtetë, nuk ka arritur ende që të lërë gjurmën e tij.

Jemi në nivelet më të larta të futbollit europian dhe në Itali nuk kanë durim për të pritur gjatë. Pavarësisht se janë hedhur poshtë zërat për një rikthim në vendin nga erdhi, në Turqi janë të sigurtë se zyrtari i Galatasarait, Hakan Balta, ka zbritur në Itali për të biseduar me drejtuesit e Lacios që të arrijnë një marrëveshje për Muriqin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *