Valon Et’hemi e ka gjetur skuadrën e re me të cilën do të vazhdojë karrierën e tij. Bëhet fjalë për ekipin e Kristal Abazajt dhe Eduart Rrocës. Gjithçka është zyrtarizuar në ditën e sotme atje ku Et’hemi ka firmosur një kontratë 4.5 vjeçare.
Një futbollist i cili dha shumë kontribut në elitën e futbollit shqiptar. Pavarësisht se ndarja nuk ishte ajo e dëshiruara me Kukësin, e gjitha kjo i përket së shkuarës dhe një kapitull i ri është hapur për të. /Sport Ekspres/