Debutim pas një kohe të tejzgjatur për Rrahmanin, Aliaj shuan dyshimet: Do rrijë për një kohë të gjatë te Napoli

Amir Rrahmani i dha fund pritjes së tejzgjatur për pak minuta në fushë me fanellën e Napolit. I ardhur në klubin italian me qëllimin e vetëm për të zënë vendin e Kulibalisë, mbrojtësi shqiptar ka njohur vetëm stolin në radhët e ekipit të Gatuzos. Sigurisht që në përkeqësimin e situatës për kapitenin e Kosovës ndikoi edhe kriza në tregun e transferimeve prej Ccovid-19, pasi Kulibali nuk u largua në drejtim të një tjetër klubi siç edhe pritej.

Ndërkohë ndjeshja e djeshme kundër Kaljarit rezervoi 4 minuta për Amir Rrahmanin, që më në fund mund të besojë për më tepër hapësira në lojë. Mbi debutimin e futbollistit dardan ka folur edhe menaxheri i tij, Adrian Aliaj, i cili për “Radio Marte“ shpreh lumturinë e tij dhe se heq çdo dyshim për një largim të mundshëm. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare bën të qartë se Rrahmani do të qendojë gjatë te Napoli, pasi beson në projektin e klubit dhe te trajneri Gatuzo.

“Jam i lumtur për Amirin. Kurrë nuk kam pasur dyshime në cilësitë e tij. Ai do të qendrojë në Napoli për një kohë të gjatë. Besojmë te Gatuzo dhe te projekti i klubit. Duhet pak durim, por gjithçka do të shkojë mirë. Unë besoj vërtetë te lojtari im”, ka thënë Adrian Aliaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *