Për Igli Taren është humbje e karrierës, Sokol Cikalleshi bën ndeshjen e 100 në Turqi

Sokol Cikalleshi luajti nga minuta e parë me Konyasporin në humbjen në shifrat 2-1 kundër Hatayspor. Me ekipin e njohur që ndodhet në elitën e futbollit turk është kuptuar se sulmuesi shqiptar nuk është shumë efektiv me golat e shënuara, por i domosdoshëm në lojë për shkakun se tërheq ekipin përpara, është i fortë fizikisht dhe hyn shpeshherë në driblime.

Për këtë arsye është preferuar në disa raste në krahë, ndërsa në ndeshjen e fundit ishte në mbështetje të sulmuesit kryesor. Në përballjen kundër Hatayspor, Cikalleshibëri ndeshjen e 100 në Turqi ndërsa më parë ka veshur fanellat e Akhisaspor, Ankaraspor dhe Goztepe. Megjithatë për Igli Taren kjo zgjedhje që ka bërë Cikalleshi në karrierë është etiketuar si një “djegie”, pasi kishte mundësitë për të mbërritur më lartë sesa aktivizimi në Turqi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *