Një ngjarje tërësisht e paprecedent ka ndodhur në Bolivi në takimin e fundit që u zhvillua për vitin e shkuar, më saktësisht në datën 31 dhjetor. Blooming u përballë kundër The Strongest në përballjen ku të dyja ekipet kërkojnë titullin kampion.
Vendasit po kryesonin në shifrat 1-0, por do të vinte përmbysja në pjesën e dytë për t’i kthyer shifrat në 1-3. Tifozët kanë hedhur sende në fushë dhe fishezkjarrë, duke goditur një nga futbollistët miq.
Arbitri sinjalizoi ekipet që të shkonin në dhomat e zhveshjes dhe në momentin që u duk se e gjithë gjendja u qetësua, tifozët do të dilnin nga shkallët e stadiumit për të nisur grushtat me lojtarët. /Sport Ekspres/