Klaus Gjasula ishte rikthyer në formën më të mirë te Hamburgu. Mesfushori shqiptar la pas shumë momente të vështira dhe kritika për performancën e tij në fillim te skuadra gjermane.
Por ky vit nuk nis aspak siç duhet për lojtarin kuqezi që ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Gjasula ka dëmtuar ligamentin dhe u mendua se do të ishte kalimtare brenda pak kohësh, por mesfushori do të mbetet jashtë për shumë javë në bazë të raportimeve të para nga ana e Hamburgut. /Sport Ekspres/