“Më besoni, i lumtur me lojtarët e mi”, trajneri i Vllaznisë: Nuk i krahasoj arbitrat me vendet e tjera

Bradriç ka ndërtuar një ekip shumë kompetitiv te Vllaznia teksa shkodranët kanë tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Nga ekipi që synonte një vend në Europë, shkodranët janë duke kryesuar kampionatin dhe tani kërkohet titulli kampion. I ftuar në “Rubrikën Sportive” që transmetohet në “RTSH Sport”, Bradriç është shprehur i lumtur me skuadrën që drejton në Superiore. Gjithashtu është prekur edhe pjesa e arbitrimit në Shqipëri.

“Arbitrimi në Shqipëri? Nuk dua të bëj krahasime me vendet e tjera. Natyrisht ata ndikojnë me vendimet e tyre, por duhet ti respektojmë këto vendime, pavarësisht se si janë marrë, nëse kanë qënë të drejta ose jo.

Nëse je në disavantazh dhe rikthehesh në ndeshje, duhet të kënaqesh dhe me barazim. Sot mund ti merrnim ne tri pikët i kishim mundësitë, por në fund pajtohemi me rezultatin. Jam ok me analizën që u bë këtu në studio. Unë u kam thënë lojtarëve të mi që duhet të vazhdojmë përpara me parimet tona. Unë kam besim dhe këtë e treguam kur ishim 0-1.

Duhet të punojmë më mirë me disa detaje. Më vjen keq që nuk shënuam, por e rëndësishme është që ndodhemi në një pozicion të mirë. Ne luajtëm më mirë, kemi rezultate të mira që nga fillimi, shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Merkato? Do ketë lojtarë që do largohen, pasi kanë luajtur pak. Sigurisht që do përpiqemi të bëjmë përforcime. Do kërkojmë të përforcohemi aty ku mendojmë se kemi nevojë. Sigurisht që nuk do jetë e lehtë, por ne do të përpiqemi të bëjmë punën tonë”, u shpreh Bradriç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *