Futbolli është një sport, ku lëndimet do të jenë përgjithmonë prezente. Një moment “horror” ka ndodhur në sfidën e Premier Ligës mes Southampton dhe West Ham. Pas një kërcimi të gabuar nga lojtari i Southampton, Adams, do të ishte pikërisht futbollisti Craig Dawson, i cili e ka goditur me shkelm në kokë.
Ky veprim ishte aq i tmerrshëm, sa do të ishte ilegal edhe në sportet luftarake si MMA. Interesant është fakti që edhe pse duhej të ndëshkohej me kartonin e kuq, Daëson nuk mori as karton të verdhë. Duke menduar se kishte dhënë gjykimin e duhur, arbtitri i takimit nuk e pa as teknolgojinë VAR. Ndërkohë Adams u detyrua të zëvendësohej në minutën e 88-të, pasi nuk mundi të durojë dhimbjet e forta në kokë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
https://twitter.com/Liam__whu/status/1343985726162153473