Në takimin e “Championship”, në Angli, ku Stoke u përballë kundër Nottingham Forest ishte thuajse e pamundur që ndeshja të shihej. Këtu nuk po flasim vetëm për transmetimin në televizion, atje ku nuk kishte asnjë shans të vetëm, por një mision të pamundur e kishin edhe stafet e ekipeve që gjendeshin të ulur në pankinë. Mjegulla ka pushtuar stadiumin në pjesën e dytë duke e bërë të pamundur që të shihje përballjen, ndërsa Nottingham Forest e ndëshkoi veten me një autogol nëpërmjet gafës së James Chester.
Shpeshherë lojtarët rezervë ngriheshin për të marrë vendin ku duhej të qëndronte trajneri që të kishin mundësinë për të parë atë që po ndodhte në fushën e lojës, ndërsa nëpërmjet humorit specialistët e futbollit janë shprehur se kjo ishte një nga ato ndeshje ku trajneri duhet të ulet në stol dhe të lutet se lojtarët e tij po e bëjnë punën në mënyrën më të mirë ashtu siç i ka dhënë edhe këshillat. /Sport Ekspres/
“At that point as a manager you would just sit down and hope the players are doing what they’re supposed to be doing.”
Stoke’s draw with Nottingham Forest was hampered by a mist that descended on the Bet365 Stadium in the second half. pic.twitter.com/ULZfBBq4Wh
— Sky Sports (@SkySports) December 29, 2020