E bujshme/ Vitesse dashurohet me shqiptarët, pas Brojës kërkon edhe ish-sulmuesin e Kukësit

Holanda ka rezultuar vendi i duhur për Armando Brojën. Talenti kuqezi është huazuar nga Chelsea në radhët e Vitesse-s për të fituar eksperiencën e duhur, ku po bën mjaft mirë me paraqitjet dhe golat e tij. Trajneri i skuadrës ka mbetur i kënaqur nga aftësitë e sulmuesit dhe nga ajo çfarë ka dhënë me fanellën e verdhezi.

Por Vitesse duket se është dashuruar me shqiptarët tashme, teksa kërkon që në vijën e sulmit të sjellë një tjetër bashkëkombas të Armando Brojës. Është pikërisht Mirlind Daku dëshira e klubit holandez dhe këtë e konfirmon edhe vetë ish-lojtari i Kukësit në një prononcim për “Indeksonline“.

“Një menaxher i ekipit holandez Vitesse më ka kontaktuar. Por menaxheri im tashmë po merret me këto punë. Unë jam i lumtur te Ballkani dhe besoj që do të qendroj deri në përfundim të sezonit”, zbulon Mirlind Daku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *