Edmond Dosti është i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Pressing“ në “ABC News”. Ikona e klubit të Partizanit nuk mund të linte pa komentuar ish-skuadrën e tij. Ish-sulmuesi tregon problemin e “demave të kuq“. Pavarësisht se reparti i mbrojtjes nuk ka alternative, Dosti është i mendimit se Partizani çalon tjetërkund. Sipas tij problemi është sulmi, pasi nuk ka një sulmues tipik që mund të zgjidhi ndeshjen.
“Problemi i Partizanit nuk është mbrojtja, unë e kam thënë edhe më parë, është sulmi. Nuk ka sulmues tipik, një njeri që të zgjidhi ndeshjen. Edhe golat që vijnë, janë nga mesfushorët. Partizani po të kishte një sulmues tipik me këtë ekip, do të kishte edhe ca pikë më shumë. Nga akademia nga 2-3 lojtarë të mirë, nuk e di pse nuk i aktivizon“, është shprehur Edmond Dosti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/