Kristiano Ronaldo fitoi çmimin si lojtari më i mirë i periudhës 2001-2020, duke mposhtur konkurencën e kundërshtarit të tij të përjetshëm, Lionel Mesit. Portugezi ka qenë një simbol i punës së palodhur, duke treguar dhe njëherër se talenti nuk vlen pa punuar shumë. Këtë frymë, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” do ta transmetojë tek djali i tij , Kristiano Jr, megjithatë nuk bën presion për ta bërë futbollist kundër dëshirë së tij.
“Ndonjëherë Junior pi koka-kola dhe ha patatina dhe kjo më acaron mua. Ai e di shumë mirë këtë. Ndonjëherë i them birit tim të bëjë një zhytje në ujë të ftohtë që të relaksohet pas vrapit në pistë. Ndërsa ai më thotë: ”Babi është shumë ftohtë këtu”. Është në rregull, sepse është vetëm 10 vjeç. Do të dashuroja shumë të bëhej futbollist, por nuk i bëj aspak presion”- u shpreh Ronaldo./Elio Hajdari-Sport Ekspres/