Shkundën xhepat e klubeve dhe u pritën si të një tjetër niveli, ish-futbollistët e Superiores mbushin formacionin e dështimeve

Vera që lamë pas ishte mjaft e nxehtë sa i përket tregut të transferimeve në Kosovë. Kontrata që cilësoheshin si goditjet e merkatos u firmosën përgjatë kësaj periudhe, duke ndezur shpresa të mëdha për një kampionat më cilësor dhe më të luftuar. Emra si Sabien Lilaj, që në të shkaurën ka mbajtur shiritin e kapitenit në Skënderbeun e epokës së artë europiane dhe ka provuar fanellën e Kombëtares kuqezi, Bajram Jashanica, apo edhe kapiteni i Tiranës Gentian Muça ishin disa nga blerjet që shkundën xhepat e klubeve për të përbushur dëshirat e lojtarëve mbi pagat dhe u pritën si të një tjetër niveli.

Por fusha duket se ka folur ndryshe. “Gazeta Olle” ka hartuar nëj formacion me dështimet e këtij sezoni dhe në të renditen plot 5 ish-futbollistë të Kategorisë Superiore. Gentian Muça, Sabien Lilaj, Bajram Jashanica, Arbër Çyrbja dhe Bedri Greca  janë emrat që mbushin formacionin e dështimeve në Kosovë, teksa nuk kanë bindur aspak me paraqitjet e tyre deri më tani, duke mos justifikuar pritshmëritë dhe paratë e shpenzuara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *