VIDEO/ Kush është gjermani, Bradriç apo Hoxhaj? Vllaznia luan tenis me Skënderbeun, Kastrioti mund Laçin

Në Shkodër ka ende dyshime pas përfundimit të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Skënderbeut: “Kush është gjermani I vërtetë, Bradriç apo Hoxhaj?”. Me siguri që ky i fundit, teksa lojtari i Vllaznisë ka arritur që të shënojë 4 gola kundër Skënderbeut.

Pa asnjë mëshirë të vetme duke e kthyer këtë fitore në tenistike për vendasit. Spektaklin e takimit e hapi Imeri në sekondën e 37 të takimit, duke paralajmëruar kundërshtarët për “makthin” që i priste. E gjithë skena iu la Hoxhajt, me Vllazninë që arriti të përfitonte në të gjitha gabimet e mbrojtjes së Skënderbeut, që deri diku ishin edhe “foshnjarake”.

Në krahun tjetër Kastrioti bëri surprizën teksa mundi Laçin në shifrat 1-0. Goli i Prodanit ka mjaftuar për t’i dhënë tre pikëshin krutanëve, në një takim që kishte shumë polemika. Arbitri do të jepte një penallti të dyshimtë për Laçin në minutën e 27 dhe pas shpërdorimit të Xhixhës, menjëherë lojtarët e Kastriotit shkuan për t’i treguar Koçit se ka një drejtësi më të mirë, ajo hyjnore. Xhixha do të shpërdoronte edhe në pjesën e dytë, për të lënë në fuqi heroin Prodani. Ndërkohë përballja mes Bylisit dhe Apolonisë ka përfunduar në 3-1 falë dopietës së Bejit, golit të Hadroj dhe autogolit të Ymeraliaj. /Sport Ekspres/

Vllaznia-Skënderbeu 5-1 Imeri 1′, Hoxhaj 35′, 43′, 52′, 60’/ Mensah 62′

, 43′

Kastrioti-Laçi 1-0 Prodani 24′

Bylis-Apolonia 3-1 Beji 22′, 52′, Hadroj 73’/ Ymeralilaj autogol 75′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *