UEFA publikon më të mirët e të gjitha kohërave në Champions, Tirana prin klubet shqiptare

UEFA ka publikuar së fundmi një listë me renditjen e klubeve më të mira të të gjitha kohërave në Champions League. Në statistika përfshihen të gjitha ndeshjet që nga viti 1955-2020, duke marrë në llogari edhe fazën e kualifikueseve dëri në fazën e grupeve. Secila fitore është vlerësuar me dy pikë, ndërsa barazimi me vetëm 1. Gjithashtu përballjet që janë zgjidhur përmes penalltive janë llogaritur si barazime.

Lista padyshim që udhëhiqet “mbretërit” e këtij kompeticioni, Reali i Madridit, që ndiqet Bajerni i Mynihut dhe Barcelona. Më pas renditja vijon me Mançester Junajtid dhe Juventus, që gjendet një pozicion më lart Milanit.

Ndërkohë klubet shqiptare është Tirana ajo që i prin. Bardheblutë ndodhen në vendin e 140-të, ndërsa ekipi që i ndjek është Skënderbeu, që e gjen veten në pozicionin e 168. Më tej renditje e plotë e klubeve shqiptare është si vijon:/Halit Delibashi-Sport Ekspres/

140 Tirana

168 Skënderbeu

194 Partizani

276 Vllaznia

280 Dinamo

298 Kukësi

367 Flamurtari

406 Elbasani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *