Mesi dhurata ndryshe për Krishtlindje! Birra për Oblak me shokë, portieri slloven: Nuk më pëlqen të pësoj, por…

Mesi shënoi golin e 644-t në karrierë me Barcelonën, duke thyer kështu rekordin e legjendës Pele. Në prag të festës së Krishtlindjeve, argjentinasi vendosi të bëjë disa dhurata ndryshe nga se jemi mësuar të shohim.

Ai zgjodhi që të dhurojë nga një birrë për portierët që u ka shënuar një gol. Dy prej tyre ishin Bufon dhe portieri i Atletiko Madridit, Oblak, i cili është një nga më të mirët në qarkullim, por megjithatë nuk i ka shpëtuar magjisë së 6 herë fituesit të Topit të Artë. 27 vjeçari ka reaguar për këtë dhuratë në një mënyrë mjaft ironike në rrjecin social Tëitter, por gjithashtu ka vlerësuar talentin e kapitenit të Barcelonës.

“Urime në arritjen tënde madhështore, ku shënove 644 gola. Nuk më pëlqen asnjëherë të pësojë gola, por ti i bën portierët të japing më të mirën. Faleminderit “budfootball” për dhuratat gjithashtu”- ishte postimi në Twitter i Oblak./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *