Armando Broja është rikthyer në fushën e lojës me Viteshen pasi mposhti COVID-19. Sulmuesi i Kombëtares u la në stol për shkak se kishte shumë ditë mungese në stërvitje për shkakun e infektimit nga pandemia dhe nuk mund të ishte në gjendjen e tij më të mirë.
Trajneri e aktivizoi në minutën e 79 të takimit dhe rezultati ishte në shifrat 3-1. Pavarësisht mungesës së konsiderueshme nga fusha e lojës, Broja hyri menjëherë në ritëm të ndeshjes. Drbilimet nisën nga krahu dhe u krijuan dy mundësi për të ngushtuar diferencat.
Në minutën e fundit erdhi edhe shansi i artë për Brojën i cili u ndalua vetëm nga mrekullia e portierit kundërshtar që reagoi me reflekset e tij. Ky do të ishte goli i fundit për vitin 2020 sa i përket Brojës, për të mbyllur më të suksesshim deri tani në karrierën e tij. /Sport Ekspres/