Kukësi nuk ka shkaur më shumë se një barazim 0-0 kundër Tiranës ditën e sotme, ku iu anulua një gol që mund të kishte vlerën e tre pikëve. Eze e dërgoi topin pas shpinës së Visar Bekajt, por anësori ngriti lart flamuarin dhe goli nuk u konsiderua i vlefshëm, megjithëse pamjet mbeten të dyshimta.
Klubi i Kukësit ka reaguar përmes kanaleve të veta zyrtare, ku i ndan pamjet e këtij goli me të gjithë dhe e lë gjykimin e tyre në dorë të tifozëve. Verilindorët janë ndjerë të vjedhur nga gjqytarët e takimit dhe kanë vendosur të ankohen, duke theksuar se në këtë mënyrë hidhet poshtë e gjithë djersa e lojtarëve dhe stafit.
“Goli i shënuar nga Eze por i anuluar nga gjyqtarët. Pamjet janë të qarta, gjykojeni vetë vendimin e gjyqtarëve. Nuk mund të dëmtohet një ekip në këtë mënyrë, aq më tepër kur dominohet ndeshja në çdo aspekt. Klubi i Kukësit kërkon nga FSHF dhe Liga Profesioniste të marrë masat e duhura për këtë gjykim, sepse po hidhet poshtë djersa e futbollistëve e stafit, mundi i të gjithëve dhe investimi i klubit”, shkruan klubi i Kukësit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/