Shpërfytyruan Juventusin, Prandeli nuk e fsheh lumturinë: Për të fituar duhet të jesh i pacipë

Juventusi është shpërfytyruar mbrëmjen e sotme, teksa ka marrë një humbje 0-3 nga Fiorentina. 6 pikë të humbura në një ditë janë shumë për bardhezinjtë, të cilët sot mësuan gjithashtu edhe vendimin për të luajtur në fushë ndeshjen me Napolin, duke iu zbritur pikët e marra nga fitorja në tavolinë.

Ndërkohë pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Fiorentinës është ndalur përpara mikrofonit të “Sky Sports”, ku ka komentuar 90 minutat e luajtuara. Prandeli nuk e fsheh lumturinë, ndërsa shprehet se për të fituar duhet të jesh i pacipë.

“Për të fituar duhet të jesh i pacipë, nëse ke frikë herët a vonë vuan. Ne kemi menduar për të marrë rreziqe, sepse ju mund të rrezikoni kundër një ekipi të shkëlqyer. Ishte ndeshja e duhur”, ka thënë Çezare Prandeli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *