Java e shkuar rezervoi një ngjarje aspak të hijshme, që nuk i ka hije aspak futbollit. Arbitri anësor i ndeshjes mes Delvinës dhe Albpetrolit bie pre e dhunës dhe një veprim i tillë nuk është toleruar aspak nga Komisioni i Disiplinës. Ky i fundit ka zbardhur verdiktin e tij ditën e sotme, ku vendos për humbjen në tavolinë të ndeshjes nga klubi i Delvinës, si dhe zhvillimin e të gjitha takimimeve deri në fund të sezonit në një fushë asnjëanëse.
Ndërkohë lista e dënimeve vazhdon me lojtarë apo zyrtarë klubesh që janë pezulluar për një afat të caktuar nga aktiviteti futbollisitk. Ndër ta gjendet edhe emri i Marsel Ismajlgecit, i cili është dënuar me 2 ndeshje pezullim. Një lajm i keq ky për Nevil Deden, që nuk do e ketë në dispozicion mbrojtësin në sfidën e nesërme kundër Kukësit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Vendimet e Komisionit të Disiplinës:
- Lojtari i KF Tirana,?Marsel Ismailgeci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Zyrtari i Besëlidhja, Gledis Lani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KS Korabi,?Donald Mëziu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Erzeni,?Haxhi Kacmoli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i Flamurtari FC,?Souza De Oliveira Odaildo, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i Shënkolli U-21, Xhulio Berisha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Maliqi, Franci Caushllari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të Maliqi, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i Shkendia B. T., Argid Sheme, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit Shkendia B. T., në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Juventus Akademi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme?për Kampionatin e?Kategorisë së Parë U-19, Grupi B, kundër Football Republic U-19 B, në bazë të nenit 54/1 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Zyrtari i KS Kastrioti U19, Agim Zeli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me?8?(tetë)?ndeshje?pezullim nga aktiviteti.
- Lojtarja e Tirana Femra, Denisa Qose, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 50, 63/1/c dhe 64/3/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër SHS Albpetrol, zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit 2020-2021 të Kampionatit të Kategorisë së Dytë Grupi B, në fushë asnjanëse.
- Lojtari i FC Internacional Tirana U17,?Albi Azizi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Tirana U17,?Danilo Bajraktari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i FC Internacional Tirana U17,?Ersi Bode, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Tirana U17,?Mateo Uka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Zyrtari i Shkëndija Dr., Jurgen Cupa, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me?4?(katër)?ndeshje?pezullim nga aktiviteti.