Vedat Muriqi nuk po arrin që të përshtatet tek Lacio dhe ende nuk e ka shënuar golin e parë në Serinë A. Sulmuesi shqiptar ka pasur pak minuta në këmbë pas dëmtimeve që ka kaluar, por njëkohësisht edhe konkurrencës së madhe që ka te kryeqytetasit italian.
Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, për herë të parë tregoi edhe arsyen e vërtetë për blerjen e Muriqit. Duke thënë gjithçka qartë se Muriqi u transferua pasi mendohej se Caicedo do të largohej në Katar.
Por ky transferim nuk ndodhi dhe Caicedo është duke bindur shumë më tepër se Muriqi, pasi ka edhe një kohë më të gjatë te Lacio. Kjo ia vështirëson shumë punën sulmuesit të Kosovës që do të ketë shumë pak hapësirë në këtë aventurë të re.
Ndërkohë në Turqi po raportojnë se mund të gjendet një marrëveshje për kthimin e Muriqit në huazim te Fenerbaçe. Mbetet ende të shihet vërtetësia dhe nëse do të kemi një akord të tillë mes dy klubeve, të cilat do të thonë edhe fjalën e fundit. /Sport Ekspres/