“Nuk negocionte dot askush me Keidin”, çfarë vlerësimi për Baren: Shkëlqeu kundër më të mirëve

Keidi Bare është rikthyer për të luajtur në nivelet më të larta duke treguar të gjitha aftësitë e tij tek Espanjoli. Dëmtimet dhe të gjitha peripecitë që kaloi fillimisht vetëm sa shtyn kohën që mesfushori shqiptar të shpaloste kalibrin e tij në ekipin e ri.

Kulmi erdhi në ndeshjen e fundit atje ku Espanjoli fitoi në shifrat 2-1 kundër Almerias, një nga ekipet më të mira të kampionatit. Së fundmi është “LaGradaOnline”, media spanjolle e cila merret me statistikat e lojtarëve që e vlerëson së tepërmi Baren.

“Keidi regjistroi disa numra vërtet interesant në ndeshjen e fundit të vitit kundër Almerias. Tregoi fuqinë fizike dhe aftësinë që ndihmon shokët e ekipit. Luajti për 90 minuta për herën e dytë në këtë sezon, bëri 28 pasime me 88% saktësi, fitoi 70% të dueleve në tokë dhe 100% të tyre në ajër. Ka rikuperuar 6 topa dhe askush prej lojtarëve të Almerias nuk mund të negocionte dot me të. Statistika shumë të mira ndaj ekipit më të mirë që ka ardhur në stadiumin e Espanjol”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *