“Pse jo një statujë e Skënderbeut në qytetin shqiptar të Nishit“? Kampioni botëror i karatesë bën jehonë në Serbi

Kampioni botëror i karatesë, Enver Idrizi, ka dhënë një deklaratë mjaft të bujshme, që ka bërë jejonë të madhe në mediat e Serbisë. Sipas Idrizit në qytetet serbe si Nishi dhe Medvegja, të cilat kanë qenë pjesë e Shqipërisë përpara të copëtimit të saj, duhet të kenë statujë të Skënderbeut, ashtu siç është në Gjenevë ku ka shumë shqiptarë. Gjithashtu ai u zotua se do të mbulojë të gjithë anën financiare për finalizimin e këtij monumenti.

“Janë 20.000 shqiptarë këtu në Gjenevë, mbi 300.000 në Zvicër, nëse kemi një monument në Gjenevë, pse jo në qytete shqiptare si Medvedgja dhe Nishi? Unë do të financoja ngritjen e një monumenti, të gjithë duhet t’i kushtojnë vëmendje virtyteve të shqiptarëve. Skënderbeu çliroi popuj të tjerë në Ballkan”,- deklaroi Idrizi. Ndërkohë, ky lajm bëri bujë të madhe në shtetin sllav, mediat e të cilit u ndjenë mjaft të fyera nga ky reagim kaq patriotik i kampionit të karatesë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *