Istanbulspor po kthehet në një Lokomotivë e Zagrebit e dytë për shqiptarët. Kjo për shkak se numri i shqiptarëve në këtë skuadër do të shtohet duke nisur që nga janari. Eduart Rroca dhe Kristal Abazaj i rezultuan një “bingo” klubit turk, teksa janë përshtatur në mënyrë mjaft të mirë dhe janë kthyer menjëherë në vendimtarë me golat dhe asistet e tyre.
Vëtë Rroca zbuloi se një tjetër shqiptar do i shtohet grupit, por pa zbuluar emrin. Ndërkohë është emisioni “Sport Magazine” në “Ora News” ai që zbulon emrin e lojtarit që ka arritur marrëveshjen me Istanbulspor. Bëhet fjalë për një tjetër ish-futbollist të Superiores, madje që sezonin e shkuar ka luajtur në të njëjtin ekip me Rrocën dhe Abazajn, te Kukësi. Valon Et’hemi do të jetë lojtari më i ri i klubit turk. Gjuha e përbashkët është gjetur dhe mbetet vetëm zyrtarizimi në ditët në vijim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/