Espanjoli ka marrë një fitore 2-1 kundër Almerias ditën e sotme. Katalanasit kaluan në avantazh që në minutën e 9 të takimit, ku De Tomas realizon një gol spektakolar nga mesfusha, duke na risjellë në kujtësë Berishën në rrjetën e tundur nga Kazakistani. Një gol fantastik ky, po aq sa festimi i Keidi Bares, që e ndjen në maksimum avantazhin e marrë nga skuadra e tij.
Mesfushori shqiptar ishte në fushë që nga minuta e parë për Espanjolin, duke dhuruar një paraqitje mjaft pozitive. Skuadra spanjolle ka gjetur motorrin e saj, me Baren që nuk di të ndalet së vrapuari në fushën e lojës, duke shpërblyer investimin e bërë nga katalanasit. Ndërkohë miqtë barazuan falë një penalltie në pjesën e dytë, ndërsa në minutën e 84-t, po nga pika e bardhë e 11 metërshit, De Tomas i jep fitoren Espanjolit, që këtë sezon synon ringjitjen në La Liga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
el sentimiento de Keidi Bare ? #RCDE pic.twitter.com/hYeJgkvHTl
— Anuki (@anukii97) December 20, 2020