Juventusi ka bindur sot në fushën e lojës, teksa ka shkatërruar Parmën me shifrat 0-4. Kulusevski hapi serinë e golave në minutën e 23-të, ndërsa vetëm 3 minuta më pas ishte Kristiano Ronaldo ai që dyfishoi shifrat. Por ylli portugez nuk do të ndalej me kaq, pasi me fillimin e pjesës së dytë tund sërish rrjetën e Parmës.
Ndërkohë, kur kishin mbetur edhe 5 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Alvaro Morata me një gjuajtje me kokë e ndal topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Një fitore e thellë kjo që sjell paqen e munguar në fillim të sezonit nga Pirlo, i cili është mbushur me kritika për formën e bardhezinjve. Tashmë Juventusi shkon në kuotën e 27 pikëve, vetëm 1 më pak se Milani kryesues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/CR7Brasil/status/1340390290121748482
Mec jpp je l’attendais plus ! En plus je t’ai suivis mdr j’osais pas j’avais Ronaldo x2 pépère je vais mettre morata dans un combiné ! Sa paieeeee magnifique sa tête! Au début je le trouvais plus fonsdé que moi! Et au 3 eme joint, j’allume et BOOOMMMMM pic.twitter.com/XdvKNZhvYv
— MAMAP | ???? ?? ????? (@Mamap_defoot) December 19, 2020