Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në takimin mes Trentos dhe San Giorgio Sedico që përfundoi me shifrat 3-2. Në ndeshjen e vlefshme për Serinë D, trajneri italian, Luca Tiozzo, ka fyer me baza etnike një futbollist shqiptar, që luante me ekipin kundërshtar. Bëhet fjalë për Grasjan Aliun, i cili sezonin e shkuar ishte pikërisht nën urdhërat e Tiozzo-s.
“Shqiptar m***”, ishte fraza e pahijshme e dalë nga goja e trajnerit të San Giorgio Sedico-s, që i ka sjellë atij edhe dënimin e merituar nga Federata Italiane. Plot 4 muaj pezullim është verdikti i dhënë për Luca Tiozzo-n për shkak të ofendimit në baza etnike të lojtarit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/