Dejan Lovren njihej si një lojtarët e skuadrës së Liverpulit që bënte më tepër gafa në fushën e lojës, teksa shumë herë gabimet e tij janë bërë virale në internet. Pas largimit të kroatit nga kampionët e Anglisë, qendra e vëmendjes tek ky lojtar u zbeh, i cili dukej nuk e kishte gjetur formën e duhur tek skuadra e Zeniti në Rusi.
Megjithatë mesa duket, Dejan Lovren iu rikthye zakonit të vjetër, ku ka shënuar një autogol, të denjë për çmimin “Gafa e Vitit”, në kohën kur skuadra e tij ishte duke fituar ndaj Spartakut të Moskës. Pas një krosimi të ardhur drejt portës së Zenitit, qendërmbrojtësi e kthen topin tek portjeri me gjoks, por goditja ishte mjaft e fortë duke rezultuar fatale. Fatmirësisht për Zenitin, ky autogol nuk pati ndikim në rezultatin final, pasi takimi përfundoi me shifrat 3–1 në favor të kryesuesve të klasifikimit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Lovren take a bow. pic.twitter.com/7fnHJQ5sB7
— David Sansun (@RFN_David) December 16, 2020