Turqi është parë si “toka e premtuar” për futbollistët shqiptarë, atje ku lojtarë të Kombëtares dhe prodhime të Superiores e kanë “pushtuar” këtë vend si kurrë më parë. Megjithatë problematikat që e ndjekin futbollin në Turqi nuk janë më të pakëta.
Kështu një moment tërësisht i thjeshtë në ndeshjen e Kupës së Turqisë mes Rizespor dhe Eskisherispor e përfunduar në shifrat 3-0 ka bërë që të harrohen 90 minutat e takimit. Lojtari i Rizespor, Braian Samundio, i ka kërkuar fanellën për të shkëmbyer talentit 16-vjeçar të Eskisherispor, Bugra Caglian.
Por ky i fundit ka refuzuar dhe kjo jo për shkak të dëshirës së tij. Sipas asaj që raportojnë mediat turke e gjitha kjo ka ardhur për shkakun se klubi ndodhet në krizë ekonomike dhe i ka ndaluar lojtarët që të shkëmbejnë fanellat, pasi nuk e kanë një të dytë.
Padyshim një gjest që shkon përtej fantazisë pasi Eskisherispor ndodhet vetëm në ligën e parë të Turqisë, pra pas elitës dhe jo në kategoritë më të ulëta të futbollit turk. E gjitha kjo do të shkaktonte një jehonë të madhe në rrjetet sociale ndërsa skuadra turke ka dalë me një deklaratë ku e mohon mjerimin e gjendjes ku ka mbërritur. /Sport Ekspres/
Eski?ehirspor’da 16 ya??ndaki Bu?ra Ça?l?yan, ba?ka formas? olmad??? için Samudio ile forma de?i?tiremedi. pic.twitter.com/DHQbq9WsRD
— Club Regista (@ClubRegista) December 15, 2020