Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Oto Bariç, u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Shkak për humbjen e teknikut kroat u bë pikërisht pandemia Covid-19. Ndarja e tij nga jeta ka prekur një emër tjetër të njohur për futbollin shqiptar. Bëhet fjalë për Peter Pakult, i cili në të kaluarën ka drejtuar ekipin e Kukësit në Kategorinë Superiore. Austriaku ka qenë futbollist i Oto Bariç dhe ndan kujtime të shumta me të.
“Vdekja e Oto Bariçit më prek shumë. Ai ishte sigurisht një nga trajnerët më të gjallë dhe, mbi të gjitha, më të suksesshëm që ka punuar ndonjëherë në Austri. Si një lojtar i ri, ai më solli në Rapid nga klubi sportiv. Takimi ynë i parë ishte në një tavernë vere në Neustift am Walde. Ai vuri re makinën time, një Autobianchi, kuq e zi. “Peter, nuk ke nevojë të vish me makinën”, më tha ai.
Bariç ishte më i miri në analizë, më i miri në motivim. Ai bisedoi me lojtarët e tij me forcë, dha gjithçka, kërkoi gjithçka. Para gjysmëfinales në Kupën Evropiane kundër Dynamo Moscow, isha i sëmurë. Ai telefonoi gruan time dhe i dha këshilla se si mund të bëhem më mirë më shpejt. Në Glasgoë kam luajtur me brinjë të çara pasi Friedl Koncilia më kishte dëmtuar në derbi katër ditë më parë.
Bariç ishte gjithmonë njerëzor gjithashtu. Kur isha duke punuar vetë si trajner në Kroaci, ai më kishte përmendur atje. Faleminderit Otto për gjithçka – dhe prehu në paqe”, janë fjalët e Pakult për Oto Bariç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/