“Babai ishte tifoz me Interin”, rrëfimi i Piolit: Maldini më tha se kam pamjen e milanistit

Pioli është duke u kthyer në një nga personat më të dashur tek Milani, teksa trajneri italian ka krijuar një grup me lojtarë të rinj, të cilët nuk janë yje por luajnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Pak ditë më parë trajneri Italian ka folur për situatën familjare dhe se ke për kë bëjnë tifozeri pjesëtarët e familjes së tij.

“Babai ishte tifoz me Interin, ndërsa ne fëmijët ishim me Parmën. Kishim abonim sezonal në stadium. Skuadra që nuk do të drejtoja kurrë? Padyshim Reggiana. Ekziston një rivalitet i paparë mes kësaj skuadre dhe Parmës. Maldini më ka thënë se kam pamje milanisti. Kjo për shkak se i referohet klasit, mënyrës së sjelljes, profesionalitet dhe kërkimit të lojës deri në perfeksion”- u shpreh Pioli. Pioli ia plotësoi më parë dëshirën babait, teksa drejtoi Interin në periudhën 2016-2017, por nuk arriti të bënte diçka ndryshe në këtë ekip dhe u shkarkua për rezultate të dobëta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *