“Ne aq tifozë sa ishin ndaj Partizanit i çojmë për të marrë nuse”, përgjigja epike nga shkodrani Grishaj

Në emisionin “Procesi Sportiv” është diskutuar shumë sa i përket çështjes së tifozëve shkodranë që ishin të pranishëm kundër Partizanit. Olsi Rama ka reaguar menjëherë pas ndeshjes duke denoncuar numrin e lartë që thyen protokollin për shkakun e COVID-19. Por përgjigja epike ka ardhur nga ana e regjisorit shkodran, Eduart Grishaj. Ky i fundit është shprehur se aq tifozë sa ishin të pranishëm kundër Partizanit nuk duhet të merret për bazë dhe të bëhet kaq e madhe pasi dërgohen në një dasmë.

“Aq tifoza sa ishin kundër Partizanit i çojmë në dasëm për të marrë nuse. Se po merremi me tifozët, po thelbi është fitorja e Vllaznisë. Nuk besoj se është për t’u bërë kaq e madhe. Se Ramat kanë një ves në përgjithësi, për të hequr mendjen nga një gjë, merren me një gjë tijetër. Nëse Partizani do të kishte fituar nuk do të merreshin me çështjen e tifozëve”, tha Grishaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *