Trofeu i “Golden Boy” në duart e Haland, taleni norvegjez: Afër Juventusit? Kështu thonë ata, jo unë

Puna e palodhur dhe talenti i madh janë shpërbyer për Erling Haland. Ky i fundit ka marrë sot në duart e tij trofeun “Golden Boy”, i cili i jepet çdo vit lojtarit më të mirë nën 21-vjeç nga gazeta italiane “Tuttosport”. Norvegjezi ka treguar ndeshje pas ndeshje se e pret një e ardhme e ndritur përpara, ndërsa megjithëse është vetëm 20 vjeç nuk resht së shënuari.

Në prononcimin e dhënë pas vlerësimit si më talenti i ri më i mirë për vitin 2020, Haland ka folur ndër të tjera edhe për zërat që e kanë lidhur me Juventusin. Sipas tij këto janë fjalë të thënë vetëm nga të tjerët dhe jo nga vetë ai, duke shtuar se ndihet mirë te Borusia e Dortmundit.

“Është një çmim i rëndë, por jam krenar. Është një motiv për të bërë më mirë dhe të ndjek objektivat e tjerë që kam. Mino (Raiola) më ka ndihmuar shumë. Ai është agjenti më i mirë në botë, dua të vazhdoj të rritem në karrierë përkrahë tij.

A kam qenë afër Juventusit? Kjo është ajo që e thonë ata, por unë nuk e kam thënë kurrë. Jam prej një viti te Borusia e Dortmundit. Jam mirë këtu dhe jam i lumtur”, ka thënë Erling Haland./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *