VIDEO/ Harrojnë minutën e heshtjes dhe bëhen qesharakë, Son dhe Benteke bëjnë xhiron e rrjetit

Totenhemi është ndarë në barazim 1-1 në derbin me Kristal Palas ditën e djeshme, por përtej rezultatit diçka tjetër ajo që tërhoqi vëmendjen. Son dhe Benteke bëjnë xhiron e rrjetin me veprimin e tyre përpara fillimit të përballjes. Lojtarët e të dyja skuadrave duhet të mbanin një minutë heshtje përpara se të shkelmonin topin e parë, si dhe të uleshin në gjunjë për të protestuar kundër racizmit.

Por e gjitha kjo është harruar nga dy futbollistët. Sapo ka dëgjuar vërshëllimën e arbitrit, Benteke nis menjëherë aksionin dhe vrapon në gjysmëfushën kundërshtare. Reagimi i menjëhershëm ka qenë edhe nga koreani i Totenhemit që u përplas me sulmuesin e Kristal Palas për ta markuar.

Mirëpo pas pak kohe e kanë kuptuar se askush tjetër nuk po lëvizte dhe janë kthyer në pozicionin që duhej të mbanin për të dhënë mesazhin kundër racizmit. Son është ulur menjëherë në gjunjë së bashku me Benteke, me këtë të fundit që më pas lëviz ngadalë drejt vendit të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/dannyricho7/status/1338125973271826434

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *