“Gjynah ta humbësh jetën në Turqi”, Igli Tare flet për sulmuesin e Kombëtares: Ka punuar shumë pak

Igli Tare ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e Re” atje ku ka folur për sulmuesin e Kombëtares, Sokol Cikalleshin. Drejtori sportiv i Lacios e ka cilësuar si futbollistin që e intrigon më tepër te kuqezinjtë. Kjo pasi ka shumë potencial dhe zotëron aftësi të mëdha, por nuk ka bërë zgjedhjet e duhura në karrierë duke vazhduar në Turqi, atje ku nuk arrin që të bëjë diferencën dhe të ketë vëmendjen e duhur.

“Topi është për të gjithë, por futbolli për pak njerëz’. Me këtë shprehje nënkuptohen shumë gjëra. Unë e kam thënë e para disa vitesh  lojtari që më intrigon më tepër është Sokol  Cikalleshi. Është një lojtar që ka karakteristika shumë të mira si futbollist, por për këto karakteristika që ka, ka punuar shumë pak në jetën e tij dhe është gjynah që ta humbasësh karrierën tënde në një kampionat si ai turk. Me gjithë respektin që kam për kampionatin turk, por ai lojtar duhet të kishte bërë shumë më tepër në karrierën e tij sepse për llojin e tij është një lojtar i cili është shumë i domosdoshëm për Kombëtaren Shqiptare”, u shpreh Tare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *