“Prapë në qendër do e gjuash”! Perin kërkon të shpërqendrojë Ronaldon, portugezi i plotëson dëshirën dhe shënon

Juventusi fitoi me rezultatin 1-3 ndaj Genoas, në një ndeshje që nuk ishte aspak e lehtë sa dukej. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-0, ndërsa e dyta rezervoi 4 gola. Dibala dhe Ronaldo 2 herë mjaftuan për t’i dhënë tre pikët “Zonjës së Vjetër” që vazhdon e qetë në luftën për kreun e klasifikimit.

Në ngjashmëri me ndeshjen e mesjavës ku Juventusi fitoi 2 penallti të cilat u shndërruan gol nga Ronaldo dhe këtë herë portugezi transformoi 2 njëmbëdhjetë metërsha në gol. Si rrallë herë në karrierën e vet, numri 7 i Juventusit nuk preferoi ta dërgojë topin në cepin e portës, por gjuajti në qendër të saj.

Kur arbitri akordoi penalltinë e dytë, portjeri i Genoas Perin i tha Ronaldos se do ta dërgonte përsëri topin në qendër. “Prap në qendër do e gjuash”- ishin fjalët e Perin drejt CR7. Edhe pse Ronaldo ia fali këtë mundësi, duke i plotësuar dëshirën, Perin preferoi të zgjidhte krahun e majtë dhe të pësonte golin e tretë dhe të fundit të takimit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *