Një tjetër figurë e njohur është ndarë nga jeta. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Oto Baric i cili ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare, sipasojë e COVID-19. Kroati ishte i shtruar në spital prej ditësh dhe nuk arriti te fitojë kete betejë mjaft të vështirë me virusin.
Kujtojmë se Oto Bariç ka qenë trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në periudhën 2006-2007. Rezultatet negative e detyruan të largohej nga përfaqësuesja jonë, megjithatë kroati është një figurë mjaft e njohur për tifozët kuq e zi./Elio Hajdari-Sport Ekspres/