FIFA ndez pakënaqësi te Nejmar, ylli brazilian reagon për vendimin: Seriozisht?!

Në mungesë të trofeut “Topi i Artë“, futbollistët do të duhet që të këtë vit të kënaqen me çmimin “Lojtari më i mirë”, që do të ndahet nga FIFA. Ceremonia do të mbahet më datë 17 dhjetor dhe qeveria botërore e futbollit ka zbuluar 3 emrat finalist për të marrë këtë çmim. Mesi, Ronaldo dhe Levandovski do të jenë në garë me njëri-tjetrin për t’u shpallur më i miri i vitit.

Por ky vendim ka ndezur pakënaqësi te Nejmar. Ylli brazilian dëshironte ta shihte veten mes 3 finalistëve, duke pasur parasysh se në sezonin e shkuar arriti të fitojë Kupën e Francës, Ligue 1, si dhe ia doli të shkonte në finale të Champions League me PSG-në.

Nejmar ka reaguar me postim në “Instagram, ku ka shpërndarë një foto të tijën dhe shkruan bashkangjitur saj: “Seriozisht”?! Megjithatë përkrahja nuk ka munguar në komente, ku ish-shoku i tij i skuadrës dhe njëkohësisht patrioti i tij, Tiago Silva shkruan: “Qetësohu, gjithçka në kohën që do Zoti. Kur të jesh mes të 3-ve do të jetë koha kur do e fitosh“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *