Jens Petter Hauge është emri që po spikat me fanellë ne Milanit. Kuqezinjtë ishin preja e tij në Europa League, teksa arriti t’u shënonte në turin kualifikues të këtij kompeticioni, çka bëri që lojtari të binte në sytë e gjigantit italian, që nuk vonoi shumë dhe zyrtarizoi transferimin e norvegjezit.
Mbrëmjen e djeshme goli i tij vendosi ndeshjen kundër Spartës së Pragës, duke dëshmuar sërish cilësitë që zotëron. Por nga goli i fitores Hauge ka shkuar menjëherë te librat. Në një video të shpërdarë në rrjet, talenti nordik shihet duke studiuar gjatë udhëtimit me avion për në Milano.
Djaloshi 20-vjeçar duekt se nuk dëshiron të shpërdorojë asnjë moment nga jeta e tij dhe këtë kthim për në shtëpi e ka shfrytëzuar për të mësuar gjuhën italiane. Përmirësimi i saj do ia bënte më të lehtë përshtatjen e mëtejshme në skuadër dhe në shtetin e ri ku po vazhdon karrierën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Milan'?n 21 ya??ndaki Norveçli oyuncusu Hauge, uçakta ?talyanca çal???yor. pic.twitter.com/gpSJF32vTK
— Fotomaç TV (@fotomac_tv) December 11, 2020