Orges Shehi do të marri vendin e Nevil Dedes? Ditët vendimtare, pritet zyrtarizimi i lëvizjes

Shqipëria U-19 nuk e ka ende një trajner për shkakun se Nevil Dede do të lëvizte në mënyrë të papritur drejt Tiranës. Pasi bardheblutë shkarkuan Egbon, do të vinte edhe telefonata e presidentit Halili në drejtim të teknikut që ishte tek grupmoshat e Kombëtares.

Pasi zgjidhi kontratën me FSHF mes mirëkuptimit, Dede do të zyrtarizohej tek Tirana. Ndërkohë vendi i mbetur bosh pritet të plotësohet nga ana e Orges Shehit. Një lëvizje e cila është përfolur prej ditësh, ndërsa “Neësport” raporton se është thuajse një marrëveshje e mbyllur e cila pritet të nënshkruhet në ditët në vijim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *