Nga Vllaznia në Katar, një emër i madh si Eto me mesazh për Jonuz: Edhe nëse rezultatin nuk e ke në favor…

Pas largimit nga Vllaznia, Mirsad Jonuz po kalon karrierën e tij në Katar. Trajneri maqedonas ka marrë drejtimin e ekipit Lusail, që luan në kategorinë e dytë dhe me Jonuz në pankinë synojnë ngjitjen në elitë. Ndërkohë një mbështetje për të vjen nga një emër i madh i futbollit, Samuel Eto. Kamerunasi e mbylli karrierën e tij pikërisht në Katar dhe me anë të një video-mesazhi i uron fat ish-trajnerit të Vllaznisë në ndeshjen e radhës.

“Mirsad, të uroj fat të mbarë. Edhe nëse rezultati nuk është në favorin tënd mos e merr në mënyrë tragjike, pasi është vetëm futboll“, janë fjalët që përcjell Samuel Eto për Mirsad Jonuzin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *