Antonio Conte është paraqitur shumë nervoz në intervistën pas ndeshjes kundër Shakhtar Donetsk, ndërsa Interi është eliminuar nga “Champions League” pasi barazoi pa gola. Trajneri i Interit nuk i ka dhënë pyetje shqetësimeve të ngritura nga ana e Fabio Capellos, duke vazhduar “grindjen” e tyre në distancë sa i përket mendimeve të ndryshme. Gjithsesi Conte ka vendosur që të mbrojë lojtarët e skuadrës dhe duke mos fajësuar askënd për këtë dështim, përveç arbitrave dhe sistemit VAR që nuk kanë respektuar Interin. Të paktën këto janë pretendimet e trajnerit që vijnë menjëherë pas eliminimit.
“Ka keqardhje dhe zhgënjim, nuk më pëlqen që të them se kishte mungesë të përqendrimit. Është ekip ynë i keq? Ju jepni mendimet tuaja dhe unë i respektoj, por nuk i ndaj ato. Sigurisht që mbetet e pabesueshme sesi nuk arritëm që t’i shënonim një gol Shkahtarit në 180 minuta. Portieri i tyre ka qenë më i miri, por Interi ka dhënë gjithçka. Mund të them se nuk kemi qenë me fat dhe Interi nuk është respektuar nga arbitra dhe VAR-i. Shkoni dhe shihni se do të gjeni shumë episode që i kanë anashkaluar në këtë grup”, ka thënë Konte. /Sport Ekspres/