UEFA pritet të marrë vendimin, arbitri rumun flet për herë të parë

Gjyqtari i katërt i takimit i PSG-Bashakshehir përdori fjalë rraciste ndaj asistentit të trajnerit të turqve, Pierre Webo. Për këtë arsye Demba Ba la lojën dhe më pas të dyja skuadrat bënë të njëjtin veprim. Ky akt i papreçedentë mori vëmendje mediatike mjaft të madhe, teksa edhe vetë presidenti i Turqisë i bëri thirrje Uefës që të të ndërmarrë masa të menjëhershme. Ditën e sotme, Sebastian Coltescu ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për rastin që ndodhi mes tij dhe teknikut Pierre Webo.

“Unë vetëm dua të jem mirë. Unë nuk dua të lexoj asnjë shkrim në media këto ditë. Ata që më njohin mua, e dinë që unë nuk jam racist”- ishte statusi i tij në Facebook. UEFA ka vendosur ta dënojë gjyqtarin me një pezullim prej 10 ndeshjes si shenjë proteste ndaj thirrjeve raciste që ai tha ndaj Pierre Webo./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *