Barcelona ka hyrë në një krizë të thellë që gjithnjë e më shumë po reflektohet edhe në rezultatet dhe lojën e skuadrës. Si pasojë e problemeve të mëdha që kanë kapluar klubin, presidenti Bartomeu dha dorëheqjen dhe në janar do të mbahen zgjedhjet e radhës presidenciale.
Joan Laporta dhe Victor Font kanë shpallur kandidaturën e tyre për tu ulur në karriken e kreut të klubit katalanas, ndërsa listës i shtohet edhe një tjetër emër, Jordi Farre. Megjithatë, këtij të fundit i duhen edhe 2257 firma për të siguruar kandidaturën për president të Barcelonës.
E për të gjetur këto firma, Farre e ka gjetur zgjidhjen. Spanjolli e ka tejkaluar imagjinatën dhe vjen me një ide të çuditshme. Pica nga picajoli më i mirë në Barcelonë dhe tatuazhe të stemës së klubit katalanas falas për të gjithë ata që do ta mbështesin për të shënuar emrin e tij në listën e zgjedhjeve për president në 24 janar./Halit Delibashi-Sport Eksores/