Superiorja ka vazhduar me takimet e saj të radhës në ditën e sotme atje ku kishte shumë përballje interesante. Vllaznia konfirmon edhe njëherë se ndryshon nga sezonet e fundit, për të vazhduar me suksesin pas fitoret në shifrat 0-3 kundër Kastriotit.
Shkodranët kanë kaluar pa probleme surprizën e këtij fillim sezoni në Superiore falë golave të Dungës, Dilaverit dhe Imerit, për të mbyllur historinë që në pjesën e parë. Në këtë mënyrë mbahet vendi i parë, ndërsa edhe Kukësi nuk ka gabuar në transfertën e Ballshit duke fituar falë Eze dhe kreyveprës së Ibrahimit, ndërsa Limaj nga pika e bardhë vetëm sa ka thelluar shifrat në 0-3.
Një tjetër ndeshje interesante ishte ajo në Laç, teksa kurbinasit humbën në shifrat 0-1. E gjitha kjo falë një heroi të vetëm që quhet Bekaj. Portieri i Tiranës i mohoi një gol Nuabuezes teksa në minutën e 17 u gjend i vetëm përballë Bekajt, për të vazhduar edhe me një penallti të pritur. Morali i vendasve është ulur ndjeshëm dhe pikërisht në atë moment Batha e ka “vrarë” ndeshjen me një kryevepër. Gjithashtu edhe Apolonia ka marrë fitoren e parë në Superiore pasi ka mundur Skënderbeun falë 11-metërshit të ekzekutuar saktë nga Gjata. /Sport Ekspres/
Apolonia-Skënderbeu 1-0 Gjata 79′ p
Bylis-Kukësi 0-3 Eze 2′, Ibrahimi 45′, Limaj p’ 88
Kastrioti-Vllaznia 0-3 Dunga 1′, Dilaver 17′, Imeri 43′
Laçi-Tirana 0-1 Batha 38′