Shqipëria ka mësuar kundërshtarët për kualifikueset e Botërorit, teksa do të përballet kundër Anglisë, Polonisë dhe Hungarisë. Nëse këta të fundit e kanë vlerësuar Kombëtaren tonë, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me kokat e grupit.
Por Igli Tare në një intervistë për “Gazeta Sheshi” është shprehur se Shqipëria do të luftojë për vendin e dytë duke paralajmëruar hapur Poloninë. Gjithashtu drejtori sportiv i Lacios nuk ka lënë pa komentuar edhe shanset e Kosovës:
“Do të jetë shumë e vështirë, pasi që Kosova përballë vetës do të ketë kundërshtarë shumë të vështirë, mirëpo nëse gjen shpirtin e para dy viteve mund të jetë surpriza e grupit.
Edhe Shqipëria ndodhet në një grup më të vështirë. Mirëpo, unë besoj që do të luftojë për vendin e dytë, i cili realisht është i arritshëm me këta kundërshtarë që ka”, ka thënë Tare. /Sport Ekspres/