Trajneri i Botoshanit në Rumani, atje ku luan edhe Realdo Fili ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. E gjitha kjo falë reagimit që Mariu Croitoru bëri në përballjen e barazuar në shifrat 2-2 kundër Sepsi. Botoshani do të hiqte mundësinë e fitores në sekondën e fundit të takimit, ndërsa më herët kryesonte me rezultatin 0-2.
Goli i pësuar në ekstrem erdhi edhe për shkakun e gabimeve fëmijnore të bëra në zonë, ndërsa Croitoru nuk mund t’i besonte syve. Sapo erdhi edhe vërshëllima e kryesorit të takimit, trajnerin e Botoshanit e përshkroi një krizë nervore. Menjëherë shtrihet në tokë duke nxjerrë gjithë mllefin me goditjet e shumta si të ishte fusha një thes boksi, heq xhaketën dhe niset që t’i sulet lojtarëve të tij për t’i kritikuar rëndë për gabimet e bëra. /Sport Ekspres/